Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeKosovëMbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet

Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet

Procesi i votimit me postë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit po zhvillohet me ritëm të shpejtë. Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, mbi 90 mijë nga rreth 105 mijë votues të regjistruar kanë pranuar tashmë pakot me fletëvotim vetëm pak ditë pas nisjes së procesit.

Votimi me postë ka filluar më 21 maj dhe do të zgjasë deri më 6 qershor. KQZ njofton se secili votues ka pranuar një pako që përmban fletëvotimin, udhëzuesin për votim, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes për dërgimin e votës.

Institucioni zgjedhor u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që, pas plotësimit të fletëvotimit, ta dërgojnë atë në kohë, në mënyrë që zarfi të arrijë në kutinë postare të përcaktuar jo më vonë se 6 qershori.

Sipas statistikave zyrtare, në këtë proces zgjedhor janë regjistruar 132,212 votues jashtë Kosovës. Prej tyre, 100,970 do të votojnë duke e dërguar fletëvotimin në kuti postare jashtë vendit, 3,518 në kuti postare brenda Kosovës, ndërsa 27,724 do të votojnë fizikisht në përfaqësitë diplomatike.

Lista e përgjithshme votuese për zgjedhjet përfshin 2,092,174 qytetarë me të drejtë vote, ose rreth 15 mijë më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në fund të vitit 2025.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram