Saturday, May 23, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri is e kthjellët, shtohen vranësirat pas mesditës

Moti në Shqipëri is e kthjellët, shtohen vranësirat pas mesditës

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht shtim vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të territorit vranësirat hera-herës deri të dendura.

Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në këto zona në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër. Reshje shiu me intensitet të ulët gjithashtu edhe në relievet e larta malore të zonës së jugut. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër16/31Diell re
Kukës14/26Diell re shi
Lezhë19/31Diell re
Dibër11/27Diell re shi
Durrës16/32Diell re
Tiranë18/32Diell re
Elbasan16/31Diell re
Berat12/30Diell re shi
Vlorë17/28Diell re
Korçë10/24Diell re shi
Gjirokastër9/29Diell re shi
Sarandë16/28Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram