Sunday, May 24, 2026
HomeLajmeKosovëSi të votoni përmes postës

Si të votoni përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për hapat e votimit përmes postës dhe ka bërë thirrje që të siguroheni se vota juaj arrin me kohë.

Informohuni për hapat e votimit përmes postës:

KQZ përmes së shpejti, ju dërgojnë pakon me fletëvotim në adresën tuaj të banimit. Brenda zarfit të pranuar nga KQZ gjeni: udhëzuesin, fletëvotimin, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes.

Hapi 1: Shkarkoni dhe printoni dëshminë e regjistrimit, të cilën e keni pranuar përmes email-it gjatë regjistrimit. Broshurën me subjektet politike dhe kandidatët e gjeni në: www.kqz-ks.org

Hapi 2: Plotësoni fletëvotimin e pranuar. Në anën e majtë të fletëvotimit janë të renditura subjektet politike. Shënjoni vetëm një subjekt politik. Në anën e djathtë të fletëvotimit mund të shënjoni deri në 10 kandidatë.

Hapi 3: Paloseni fletëvotimin, vendoseni në zarfin e fshehtësisë dhe mbylleni atë. Në këtë zarf nuk duhet të shënoni asgjë.

Hapi 4: Në zarfin kthyes vendosni: zarfin e fshehtësisë (i cili përmban fletëvotimin brenda) dhe dëshminë e regjistrimit.

Hapi 5: Në zarfin kthyes shënoni adresën e kutisë postare për votim përmes postës në shtetin ku jetoni. Listën e adresave postare e gjeni në: www.kqz-ks.org. Në ato shtete ku KQZ nuk ka hapur kuti postare, shënoni adresën e kutisë postare për votim përmes postës të shtetit më të afërt.

Vendosni pullën postare përkatëse në shtetet ku aplikohet. Dërgoni zarfin në postë. Zarfi duhet të arrijë në kutinë postare të vendit përkatës më së largu deri më 6 qershor 2026.

Vëmendje: Çdo dërgim postar duhet të jetë individual. Nuk lejohet që brenda një zarfi të vendosen zarfe me fletëvotime për anëtarë të familjes ose persona të tjerë.

Zarfin duhet ta dërgoni sa më herët që të jetë e mundur për t’u shmangur vonesave gjatë transportit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2106041490253268%2F&show_text=true&width=267&t=0

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram