Në Ditën e Presidentit, më 24 maj, ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka kujtuar figurën historike të Presidentit Ibrahim Rugova dhe trashëgiminë e tij politike e kombëtare, duke theksuar se vlerat e rugovizmit vazhdojnë të jenë themel i rrugëtimit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani vlerësoi kontributin e Rugovës në ndërtimin e vizionit për Kosovën, të mbështetur në urtësi, durim, demokraci, orientim perëndimor dhe bashkim qytetar rreth idealeve të lirisë dhe pavarësisë.
Ajo theksoi se brezat e sotëm kanë përgjegjësinë të vazhdojnë rrugën e nisur nga Rugova, duke punuar për një shtet më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar.
“Sot, në gjurmët e të njëjtit vizion, e kemi detyrim të ecim përpara me përkushtim të palëkundur për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar”, u shpreh Osmani.
Ajo nënvizoi se rugovizmi mbetet frymëzim politik dhe kombëtar për të ardhmen e vendit, duke përsëritur moton: “Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton”.

