Monday, May 25, 2026
HomeLajmeZjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën një 25-vjeçar nga Bangladeshi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia nëDurrës, ku një zjarr i rënë në ambientet e një magazine i ka marrë jetën një personi dhe ka lënë të plagosur një tjetër.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:00, flakët kanë përfshirë ambientin ku gatuhej për punonjësit e subjektit me administrator shtetasin S. M. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombul gazi.

“Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram