Kjo javë në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht stabil, me intervale të gjata me diell dhe temperatura që në dis4a zona do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, fillimi i javës do të sjellë mot të kthjellët me vranësira të shpërndara.
Të hënën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 24 dhe 27 gradëve.
Kushte të ngjashme atmosferike priten edhe të martën, kur temperaturat maksimale do të ngjiten deri në 29 gradë Celsius.
Edhe të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa në zonat malore priten vranësira më të dendura.
Nga dita e enjte parashihen ndryshime të lehta të motit. Vranësirat e dendura, vende-vende, mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime elektrike, megjithatë temperaturat do të mbeten relativisht të larta, duke u lëvizur nga 23 deri në 27 gradë Celsius.
Të premten moti do të jetë më i vranët, me intervale me diell dhe mundësi për riga lokale shiu në disa rajone të vendit. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 7 dhe 10 gradëve Celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 26 gradë.

