Monday, May 25, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të dobëta në juglindje

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të dobëta në juglindje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash më të theksuara në juglindje.

Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në male në juglindje ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje shiu.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi 6m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 15m/s, me valëzimin në det të forcës 1-3 ballë./ATSH

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram