Monday, May 25, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia e Kosovës publikon raportin 24-orësh, asnjë viktimë në trafik

Policia e Kosovës publikon raportin 24-orësh, asnjë viktimë në trafik

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e saj 24-orësh lidhur me situatën e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me persona të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar gjithsej 1,892 tiketa trafiku ndaj kundërvajtësve në komunikacion, duke vazhduar kontrollet dhe masat për rritjen e sigurisë rrugore.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 11 persona, 6 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit. Sipas raportit, nuk ka persona në ndalim policor.

Autoritetet kanë apeluar tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram