Monday, May 25, 2026
HomeLajmeBotëRusia paralajmëron për sulme ndaj Kievit dhe u bën thirrje qytetarëve të...

Rusia paralajmëron për sulme ndaj Kievit dhe u bën thirrje qytetarëve të huaj të largohen

Ministria e jashtme ruse paralajmëron për një breshëri sulmesh ndaj Kievit dhe u bën thirrje, në një deklaratë, qytetarëve të huaj të largohen nga kryeqytet ukrainas . 

“Rusia po nis një seri sulmesh kundër objekteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase në Kiev”, tha Ministria e Jashtme ruse, duke theksuar se “sulmet do të synojnë si qendrat e vendimmarrjes ashtu edhe ato të komandës ”. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se “sulmet që janë kryer dhe do të vazhdojnë të kryhen kundër Kievit vijnë si reagim ndaj sulmeve të tmerrshme terroriste, si dhe si paralajmërim për misionet diplomatike të huaja që të marrin masa”. 

Kujtohet se në orët e para të mëngjesit të 22 majit, forcat e armatosura ukrainase sulmuan me dronë, sipas Moskës, një konvikt të Shkollës Pedagogjike Starobelsk të Universitetit Shtetëror Pedagogjik të Luhanskut .

Në kohën e sulmit, brenda ndërtesës ndodheshin 86 fëmijë të moshës 14 deri në 18 vjeç. Gjithsej 21 persona humbën jetën, ndërsa autoritetet lokale thonë se 65 fëmijë u plagosën.

Ushtria ukrainase mohon çdo përgjegjësi, duke theksuar se ka goditur një njësi të zgjedhur komanduese të dronëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram