Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeBegaj takon Papa Leone XIV: Ftova Atin e Shenjtë për të vizituar...

Begaj takon Papa Leone XIV: Ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Papa Leone XIV në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga takimi, Begaj vlerëson lidhjen historike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, duke theksuar vlerat që i kanë shoqëruar këto marrëdhënie ndër vite.

Ai theksoi se ftoi Atin e Shenjtë për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri.

“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt. Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri. Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Begaj në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D960828333389604%26set%3Da.105156905623422%26type%3D3&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram