Tuesday, May 26, 2026
HomeLajmeKosovëGërvalla: Trajtimi i dhunuesve kyç për parandalimin e dhunës

Gërvalla: Trajtimi i dhunuesve kyç për parandalimin e dhunës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se është certifikuar gjenerata e dytë e fasilitatorëve/lehtësuesve të “Programit Kombëtar për Trajtimin e Kryerësve të Dhunës ndaj Grave”.

Ajo ka theksuar se siguria dhe mbështetja e viktimave mbeten parësore, por njëkohësisht është e domosdoshme që të punohet edhe me kryerësit e dhunës për të parandaluar përsëritjen e saj.

“Siguria dhe mbështetja e viktimave është qenësore dhe e pa kompromis, por nuk mjafton të punohet vetëm me viktimën, përderisa kryerësi mbetet me të njëjtën mendësi dhunuese”, ka shkruar ministrja.

Sipas saj, Programi Kombëtar, i cili ka nisur zbatimin në vitin 2024 në Burgun e Dubravës, do të shtrihet tashmë në të gjitha qendrat korrektuese në Kosovë.

Gërvalla ka bërë të ditur gjithashtu se Ministria e Drejtësisë do të prezantojë progresin e arritur në këtë fushë në një konferencë ndërkombëtare të Këshillit të Evropës që do të mbahet në Budapest.

Ministrja ka përgëzuar fasilitatorët për përfundimin e certifikimit, duke theksuar rolin e tyre në ndryshimin e sjelljes së kryerësve dhe në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.

Në fund, ajo ka falënderuar Këshillin e Evropës dhe partnerët për mbështetjen, duke theksuar se luftimi i dhunës ndaj grave kërkon angazhim të përbashkët institucional dhe shoqëror.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1552325822925359%26set%3Da.279158530242101%26type%3D3&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram