Tuesday, May 26, 2026
HomeKulturë`GjilaniFest 2026` sjell ansamble nga shumë shtete

`GjilaniFest 2026` sjell ansamble nga shumë shtete

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit, ky qytet do të jetë nikoqir i festivalit  tradicional të mbarëkombëtar të këngës dhe valles popullore “GjilaniFest 2026”.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore synon promovimin e trashëgimisë shqiptare.

Festivali organizohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjilanit. Ky event do të zhvillohet për tri net radhazi në hapësirën para Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Sipas organizatorëve, “GjilaniFest 2026” këtë vit do të ketë karakter të zgjeruar mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, duke bashkuar ansamble dhe grupe artistike nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Zvicra, Austria, Italia dhe Turqia, si dhe nga vende të tjera të diasporës shqiptare.

Ky festival synon ruajtjen, promovimin dhe interpretimin e vlerave autentike të muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare, duke krijuar një platformë bashkëpunimi kulturor mes artistëve nga rajoni dhe diaspora.

“GjilaniFest 2026” do të mbahet më 13, 14 dhe 15 qershor 2026, duke filluar çdo mbrëmje nga ora 20:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram