Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malore në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët priten përgjatë relieveve malore në lindje e jug.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

