Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëNë Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së Shigjeta

Në Prizren shënohet 27-vjetori i operacionit të UÇK-së Shigjeta

Sot në Prizren është shënuar 27-vjetori i operacionit “Shigjeta” i kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-komandantë dhe qytetarë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, në fjalën e tij e vlerësoi operacionin “Shigjeta” më shumë se një aksion ushtarak, duke e cilësuar atë si një shprehje të vendosmërisë për liri.

Ai theksoi se luftëtarët e UÇK-së, me mbështetje edhe nga aleatët e NATO-s, ndërmorën ofensivë në shpatet e Pashtrikut me synim thyerjen e kufirit dhe krijimin e korridoreve për ndihmë ndaj luftëtarëve dhe popullsisë.

Sipas tij, sakrifica e tyre “hodhi themelet e shtetit të Kosovës” dhe mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

Totaj shtoi se luftëtarët përballuan “plumbat dhe granatimet” me qëndresë, duke theksuar nderimin për dëshmorët dhe duke vlerësuar luftën e UÇK-së si çlirimtare.

Në manifestim foli edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, i cili u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe përkujtoi rëndësinë e operacionit “Shigjeta”.

Ai tha se operacioni, ndonëse sipas tij ka mbetur për një kohë në heshtje, përfaqëson një nga veprimet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së.

Çeku theksoi se operacioni kishte ndikim në mobilizimin e gjerë të shqiptarëve nga Kosova dhe diaspora, duke forcuar radhët e UÇK-së në një periudhë vendimtare të luftës.

Sipas tij, kjo dëshmoi vullnetin për sakrificë dhe gatishmërinë për të kontribuar në çlirimin e vendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram