Tuesday, May 26, 2026
HomeKulturëSaranda Bogujevci pret ekipin e filmit “Dua”

Saranda Bogujevci pret ekipin e filmit “Dua”

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka pritur në takim ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit të arritur në Festivalin prestigjioz të Kanës, ku filmi u vlerësua me çmimin “SACD” në kuadër të programit “Semaine de la Critique”.

Gjatë takimit, ministrja në detyrë përgëzoi regjisoren Blerta Basholli dhe gjithë ekipin realizues për këtë arritje të rëndësishme, duke e cilësuar si një sukses të madh për kinemanë e Kosovës dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua për rrugëtimin e filmit, procesin e realizimit dhe përvojën në festivalin e Kanës, ndërsa u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme për industrinë e filmit dhe krijuesit vendorë.

Bogujevci vlerësoi se suksesi i filmit “Dua” dëshmon nivelin e lartë artistik të filmbërësve kosovarë dhe praninë gjithnjë e më të fuqishme të kinemasë së Kosovës në festivalet më prestigjioze botërore.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmkt.mct%2Fposts%2Fpfbid0y1uEna4a83EQDS1XbjJMUaw4FDUERZqCBNc8aKUJQvY3R9bPQ1jfvC5cektAgQLJl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram