Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëSmajl Latifi nderon dëshmorët e Rahovecit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Smajl Latifi nderon dëshmorët e Rahovecit në 27-vjetorin e rënies së tyre

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë dhe familjarë të të rënëve për liri, sot, në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe te lapidari në Hamoc, në 27-vjetorin e përjetësimit, ka nderuar kujtimin për ata që dhanë jetën e tyre për lirinë e Kosovës.

“Sakrifica e dëshmorëve Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë më të lavdishme”, tha ai.

Tutje Latifi tha se ata zgjodhën rrugën e flijimit për atdheun, duke lënë pas një shembull të përhershëm të trimërisë, të përkushtimit dhe të dashurisë për lirinë.

“Bekim Sylka la mërgimin për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e vënë idealin e lirisë mbi gjithçka. Ai ra heroikisht më 26 maj 1999, në betejën e Hamocit, duke u bërë pjesë e përjetshme e kujtesës sonë kombëtare dhe e rrugëtimit drejt lirisë. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fphoto.php%3Ffbid%3D1548032160016154%26set%3Da.254137679405615%26type%3D3&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram