Ish-presidentja e Kosovës, njëherësh kandidate për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit Ajo ka përcjellë urime për qytetarët dhe ka vlerësuar kontributin e institucioneve fetare në vend.
Osmani uroi që festa të sjellë më shumë begati, shëndet dhe solidaritet mes njerëzve, duke theksuar se “t’u uroj për sa më shumë begati, shëndet dhe të gjitha të mirat për secilën familje… dhe mbi të gjitha për më shumë solidaritet ndërnjerëzor”.
Ajo falënderoi Myftiun dhe Bashkësinë Islame për punën e tyre humanitare.
Po ashtu, Osmani vlerësoi edhe bashkëpunimin institucional, duke shtuar se BIK ka kontribuar “për ta ngritur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe për ta forcuar mbështetjen ndaj vendit”.
Në fund, ajo ritheksoi mirënjohjen për rolin shoqëror dhe atdhetar të Bashkësisë Islame, duke uruar sërish qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

