Thursday, May 28, 2026
HomeLajmeBotëGjatë arrestimit të zyrtarit të CIA-s, David Rush, në shtëpinë e tij...

Gjatë arrestimit të zyrtarit të CIA-s, David Rush, në shtëpinë e tij u gjetën 303 shufra ari dhe 35 orë luksoze.

Ish-zyrtari i qeverisë amerikane, David Rush, u arrestua në Virxhinia, pasi agjentët e FBI-së gjetën 303 shufra ari, me vlerë më shumë se 40 milionë dollarë, në shtëpinë e tij.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Rush kërkoi vazhdimisht ar dhe valutë të huaj nga qeveria amerikane për “shpenzime të lidhura me biznesin” gjatë vitit të kaluar dhe më vonë mori në zotërim materialin. Javën e kaluar, kundër tij u ngrit një kallëzim për vjedhje të parave publike, ndërsa ai është në paraburgim deri në seancën dëgjimore.

Mediat amerikane raportojnë se Rush mbante një pozicion të lartë në CIA deri vonë. FBI tha se arrestimi ndodhi më 19 maj pasi CIA, pas një hetimi të brendshëm, raportoi një shkelje të mundshme të ligjit.

“Pasi një hetim i brendshëm i CIA-s identifikoi një shkelje të mundshme të ligjit, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ia përcolli informacionin FBI-së për hetim penal”, tha FBI-ja.

Dosjet gjyqësore pohojnë se Rush kishte qasje në informacione të klasifikuara dhe një autorizim të klasit të lartë. Hetuesit e akuzojnë më tej atë për gënjeshtra në lidhje me arsimimin dhe shërbimin e tij ushtarak gjatë punësimit, si dhe për shfrytëzim mashtrues të lejes ushtarake me pagesën e mijëra dollarëve.

Gjatë kontrollit të shtëpisë në Virxhinia më 18 maj, agjentët gjetën, përveç 303 shufrave ari, secila prej të cilave peshon rreth një kilogram, rreth dy milionë dollarë në para të gatshme dhe 35 ora luksoze, midis tyre disa Rolex. Dokumentet e gjykatës nuk tregojnë pse Rush i mbante arin dhe paratë në shtëpinë e tij, as nuk ka ndonjë të dhënë që ai i raportoi punëdhënësit të tij se çfarë ndodhi me fondet që mori për qëllime zyrtare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram