Friday, May 29, 2026
HomeLajmeKosovëKEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa qytete për shkak të punimeve

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në disa qytete për shkak të punimeve

KEDS ka njoftuar për ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës më 30 maj, 1 qershor dhe 2 qershor 2026, për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, mirëmbajtjes preventive, projekteve investive dhe punimeve nga palët e treta.

Sipas njoftimit, ndërprerje të energjisë do të ketë në rajonet e Prishtinës, Gjilanit, Prizrenit, Ferizajt, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës, ku do të preken një numër i madh i fshatrave, lagjeve, rrugëve dhe bizneseve.

Në Prishtinë, pa energji do të mbesin disa zona dhe rrugë, përfshirë rrugët “Gazmend Zajmi”, “Mitrovica”, “Anton Qeta”, “Rexhep Mala”, “Tringë Smajli”, “Sylejman Vokshi”, “Shaip Kamberi”, “Ibrahim Banushi”, “Elena Gjika”, si dhe zona e Pallatit të Rinisë, Kuvendit, Qendrës dhe lagjja “4 Llullat”.

Në Prizren dhe Therandë, ndërprerjet do të prekin fshatrat Mushtisht, Sopijë, Budakovë, Reqan, Studenqan, Samadraxhë dhe Mamushë, ndërsa në Pejë do të preken lagjja Fidanishte, rruga “Bill Klinton”, “Mbretëresha Teutë”, “Tranzit” dhe pjesë të Vitomiricës.

KEDS bëri të ditur se punimet do të realizohen në intervale të ndryshme kohore, varësisht nga rajoni dhe natyra e intervenimeve, duke përfshirë mirëmbajtje të nënstacioneve, vendosje të shtyllave, instalime kabllosh, pastrim traseje, energjizim të kabllove të reja dhe eliminim të defekteve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram