Friday, May 29, 2026
HomeLajmeKosovëNënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institutit Albanologjik

Nënshkruhet memorandum për restaurim të objektit të Institutit Albanologjik

Në prani të kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, dhe zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, nënshkruan memorandumin për restaurimin e objektit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Pasi përmendi ndërhyrjen emergjente, në proces, për renovimin kulmit dhe ulluqeve të brendshme, kryeministri në detyrë Kurti tha se me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive po vendoset baza për trajtimin e plotë të ndërtesës së Institutit Albanologjik, si objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

“Memorandumi parasheh zhvillimin dhe zbatimin e projektit për restaurimin e plotë të tij. Përtej aspektit fizik të ndërtesës, ky restaurim do të trajtojë edhe funksionalizimin e qëndrueshëm edhe ekspozitën e përhershme etnografike dhe në veçanti muzealizimin e zyrës së akademik, profesor, tashmë të ndjerë, Rexhep Qosja”, tha kryeministri në detyrë Kurti, theksohet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram