Friday, May 29, 2026
HomeLajmeKosovëSupremja refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin `Skënderbeu`

Supremja refuzon ankesën e LVV-së për tubimin në sheshin `Skënderbeu`

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për moslejimin e mbajtjes së një tubimi politik në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ankesa kishte të bënte me refuzimin e kërkesës së LVV-së për organizimin e një tubimi politik në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.

Sipas Gjykatës Supreme, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Prishtinë kishte vepruar në përputhje me Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024, e cila parasheh mundësinë e refuzimit të një kërkese në rast se hapësira e kërkuar është rezervuar më herët nga një subjekt tjetër politik.

Nga shkresat e lëndës rezulton se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte paraqitur kërkesën për mbajtjen e tubimit në sheshin “Skënderbeu” më 30 prill 2026, ndërsa LVV kishte dorëzuar kërkesën më 8 maj 2026, për të njëjtën datë dhe lokacion.

Gjykata Supreme vlerësoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, duke konstatuar se nuk ka pasur shkelje procedurale apo zbatim të gabuar të ligjit.

Me këtë vendim, ankesa e LVV-së është refuzuar, ndërsa vendimi i PZAP-së ka mbetur në fuqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram