Presidenti rus Vladimir Putin i ka urdhëruar kryeministrit dhe drejtorit të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të sigurojnë akses në shërbimet kryesore mjekësore, informative dhe të pagesave gjatë një periudhe të kufizuar të internetit në celular.Rusia këtë vit ka bllokuar herë pas here shërbimet e internetit në celular dhe ka vendosur masa më të rrepta kundër aplikacioneve të mesazheve të huaja, duke detyruar miliona njerëz të drejtohen te VPN-të. Kundërshtarët e Putinit e quajnë këtë një përpjekje për të shtrënguar kontrollin e brendshëm pas katër vitesh lufte.
Sipas një liste urdhrash të publikuara nga Kremlini, Putin urdhëroi kryeministrin dhe FSB-në që të “sigurojnë funksionimin e pandërprerë të shërbimeve më të rëndësishme” gjatë periudhës së “funksionimit të kufizuar të internetit”, raporton Reuters.Kryeministri
Mikhail Mishustin dhe drejtori i FSB-së
Alexander Bortnikov duhet të paraqesin një raport deri më 1 korrik, shtoi urdhri.Putini i përshkroi ndërprerjet në internet dhe rrjetet e komunikimit si një masë sigurie të dhimbshme, por ndonjëherë të domosdoshme, të nevojshme për të parandaluar sulmet terroriste dhe sulmet me dronë ukrainasë. Presidenti rus theksoi se qytetarët duhet të jenë në gjendje të kenë akses në shërbimet jetësore të internetit gjatë këtyre periudhave.

