Një ushtar britanik u vra të dielën gjatë një stërvitjeje ushtarake në Irakun verior, tha Ministria e Mbrojtjes. Lajmi për vdekjen u njoftua nga Sekretari i Mbrojtjes John Healey në Dhomën e Komunave, raporton BBC .
“Me keqardhje të thellë më duhet të raportoj se dje gjatë një stërvitjeje në Irakun verior ndodhi një aksident, në të cilin u vra një anëtar i ushtrisë britanike”, tha Healey.
“Familja është informuar dhe ka kërkuar që privatësia e tyre të respektohet derisa të publikohen detaje të mëtejshme. E di që mendimet e Dhomës së Përfaqësuesve janë me familjen dhe njësinë në këtë kohë jashtëzakonisht të trishtueshme”, shtoi ministri.

