Friday, September 25, 2026
HomeLajmeKosovë1635 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë majit

1635 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në rajonin e Ferizajt gjatë majit

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 1,635 gjoba ndaj shoferëve që kanë tejkaluar kufizimet e lejuara të shpejtësisë gjatë muajit maj 2026.

Sipas policisë, këto aktivitete janë realizuar në kuadër të projekt-fushatës vetëdijesuese “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, e cila zhvillohet me moton: “Mos e mat jetën me kilometra në orë.”

Nga Policia Rajonale e Ferizajt është bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik, duke theksuar se shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferëve, pasagjerëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

“Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të rënda”, thuhet në apelin e policisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram