Tuesday, June 2, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.

“Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarve:E.P., mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.H., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, E.P., mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet ndaj të dyshuarve kanë vazhduar edhe pas arrestimit, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit është marrë vendim për ndalimin e tyre.

Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram