Wednesday, June 3, 2026
HomeLajmeKosovëDy ankesa në PZAP për përdorimin e fëmijëve në fushatë 

Dy ankesa në PZAP për përdorimin e fëmijëve në fushatë 

Organizata Demokracia në Veprim, në prezantimin e analizës së pesë ditëve të para të fushatës zgjedhore, tha se megjithëse subjektet politike kanë publikuar programet e tyre, fokusi kryesor i fushatës mbetet te figurat politike dhe jo te debatet mbi ofertat programore.

Raporti evidenton gjithashtu raste të përdorimit të fëmijëve në aktivitete zgjedhore, për të cilat janë dorëzuar dy ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

U kritikua edhe vendimi i Qeverisë për të ndarë mjete financiare në prag zgjedhjesh.

Shqetësuese mbetet edhe klima e komunikimit në hapësirën online. Gjatë pesë ditëve të para janë identifikuar 56 raste me gjuhë urrejtjeje, gjuhë shpifëse ose dezinformim, ndërsa mbi 7 mijë komente me përmbajtje të urrejtjes janë evidentuar në portalet informative të monitoruara. Pothuajse gjysma e rasteve kanë pasur në shënjestër gratë pjesëmarrëse në garën zgjedhore.

Demokracia në Veprim thotë se ka edhe pabarazi gjinore, si në listat e kandidatëve ashtu edhe në debatet televizive. Vetëm 34 për qind e kandidatëve janë gra, ndërsa në debatet televizive gratë përfaqësojnë vetëm një të pestën e pjesëmarrësve.

Në aspektin mediatik, dominojnë emisionet me një kandidat apo një subjekt politik, ndërsa ballafaqimet e drejtpërdrejta mes kandidatëve mbeten të rralla.

Demokracia në Veprim u ka bërë thirrje partive politike që në ditët e mbetura të fushatës zgjedhore, të fokusohen më shumë në programet dhe zgjidhjet konkrete për qytetarët, duke respektuar standardet e komunikimit dhe rregullat e procesit zgjedhor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram