Tuesday, June 2, 2026
HomeLajmeKosovëJagxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të forconte sigurinë rajonale

Jagxhiu: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të forconte sigurinë rajonale

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ka theksuar në Paris Cyber Summit se anëtarësimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO do të kontribuonte në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Gjatë një sesioni strategjik të mbyllur të udhëhequr nga James Appathurai, ministri Jagxhiu theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat e Bashkimi Evropian dhe NATO-s në fushën e sigurisë kibernetike edhe para anëtarësimit të plotë.

Sipas njoftimit, sesioni mblodhi një numër të kufizuar vendimmarrësish, politikëbërësish dhe ekspertësh të sigurisë kibernetike nga Evropa dhe SHBA-ja për të diskutuar sfidat aktuale dhe të ardhshme në këtë fushë.

Diskutimet u përqendruan në rritjen e rëndësisë së reziliencës kibernetike për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen kolektive, si dhe në kërcënimet hibride, mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndikimin e inteligjencës artificiale në siguri dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve shtetërore, aleatëve dhe sektorit privat.

Ministri Jagxhiu theksoi se forcimi i kapaciteteve të sigurisë kibernetike dhe thellimi i bashkëpunimit me partnerët euroatlantikë mbeten prioritete strategjike për Kosovën, me qëllim mbrojtjen e institucioneve, infrastrukturës kritike dhe qytetarëve përballë sfidave në rritje të sigurisë digjitale.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid095xiyYQFC315dppqMPjmxoX6psoiCveuFBELxX4wYucJGagr7y7r5dVKzRLPmEwcl%26id%3D61579771682557&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram