Tuesday, June 2, 2026
HomeLajmeKosovëKFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë

KFOR rrit gatishmërinë me stërvitje në Pejë

Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W), në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar një stërvitje me helikopter në kampin “Villaggio Italia” në Pejë, me synim forcimin e gatishmërisë operacionale dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet ekuipazheve ajrore dhe personelit në terren.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja përfshiu aktivitete të ndryshme, përfshirë transportin e personelit, evakuimin e të lënduarve dhe operacionet e reagimit në situata emergjente.

KFOR bëri të ditur se përmes trajnimeve të tilla, personeli i tij ruan një nivel të lartë të gatishmërisë dhe vetëdijes situative, duke siguruar reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj sfidave të mundshme operative.

“Ky aktivitet pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FNATOKFOR%2Fposts%2Fpfbid0KFFzb8x8gAnmKsCAQmkG97LwjRgtVKoKMPuWSHkqgoBAkUyisnrrypCMKkWwkJjhl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram