Tuesday, June 2, 2026
HomeEkonomiMade in Kosova njihet ndërkombëtarisht

Made in Kosova njihet ndërkombëtarisht

Certifikata e origjinës “Made in Kosova” është njohur nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, duke i dhënë produkteve kosovare një njohje më të gjerë ndërkombëtare dhe rritje të besueshmërisë në tregjet globale.

Kështu ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës e cila e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e eksporteve, digjitalizimin e shërbimeve tregtare dhe mbështetjen e prodhuesve vendorë.

“Kosova në shkurt të këtij viti ka siguruar edhe barkodin ndërkombëtar 381, që mundëson identifikimin dhe verifikimin e produkteve kosovare në sistemin global të tregtisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fodaekonomike%2Fposts%2Fpfbid034Ek6kToMcef4Cph49YWCowiP9Y7tm9MYY6M5uV93pfhjNnvdado1WhGiiV2GHw4xl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram