Tuesday, June 2, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të pakta në veri

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të pakta në veri

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të veriut dhe lindjes së vendit.

Në malësitë e veriut priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu në formën e pikave./atsh

Era do të fryjë nga drejtimi perëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram