Tuesday, June 2, 2026
HomeLajmeKosovëNjë i plagosur me armë zjarri në Junik

Një i plagosur me armë zjarri në Junik

Një person ka mbetur i lënduar nga arma e zjarrit në Junik, në një rast që po hetohet nga Policia e Kosovës si vetëplagosje e dyshuar.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Junik ka pranuar informacion më 1 qershor rreth orës 20:30 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Junik se një person po trajtohej nga ekipi mjekësor në shtëpinë e tij pasi kishte pësuar lëndime nga arma e zjarrit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur ekipin mjekësor që po ofronte ndihmën e parë. Pas trajtimit fillestar, i lënduari është transportuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa më pas, për shkak të natyrës së plagëve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, zyrtarët policorë kanë sekuestruar një armë të tipit AK-47, dy karikatorë të së njëjtës armë, 51 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra si dhe një gëzhojë.

Sipas informacioneve fillestare të hetimit, personi i lënduar dyshohet se është vetëplagosur. Ai vazhdon të marrë trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram