Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëBegaj ngushëllon familjet e viktimave nga Kosova: Të rritet siguria

Begaj ngushëllon familjet e viktimave nga Kosova: Të rritet siguria

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Shëngjin, ku humbën jetën dy të rinj nga Kosova.

Përmes një reagimi publik, Begaj shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroi shërim të shpejtë për tre të rinjtë e tjerë që u përfshinë në këtë ngjarje.

“Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre”, ka shkruar Begaj.

Ai theksoi se kjo tragjedi rikujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të masave të sigurisë në plazhe, duke u bërë thirrje institucioneve qendrore e vendore, si dhe operatorëve turistikë, që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë gjatë sezonit veror.

Sipas presidentit shqiptar, rritja e masave parandaluese është e domosdoshme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve dhe për shmangien e tragjedive të ngjashme në të ardhmen.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram