Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëCosta në Prishtinë: BE riafirmon mbështetjen për Kosovën

Costa në Prishtinë: BE riafirmon mbështetjen për Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka theksuar se ndoshet në Prishtinë për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në “X” ka shkruar se është takuar me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me liderët e partive opozitare.

Në deklaratën e tij, Costa ka theksuar se, në prag të zgjedhjeve të kësaj fundjave, partneriteti me BE-në nënkupton edhe përgjegjësi nga ana e institucioneve dhe aktorëve politikë në Kosovë.

Ai ka inkurajuar liderët politikë që integrimin në Bashkimin Evropian ta vendosin si prioritet mbi ndarjet politike dhe të bashkëpunojnë drejt këtij qëllimi të përbashkët.

Costa gjithashtu ka theksuar nevojën për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale në Kosovë, të afta për të zbatuar reforma, për të shfrytëzuar mundësitë që ofron BE-ja dhe për të përmbushur zotimet në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi.

Add Post

“Sot jam në Prishtinë për të riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën. U takova me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ushtruesin e detyrës së kryeministrit Albin Kurti dhe me liderët e partive opozitare. Ndërsa Kosova shkon drejt zgjedhjeve këtë fundjavë, mesazhi im është i thjeshtë: partneriteti ynë vjen me përgjegjësi. I kam inkurajuar liderët politikë që ta vendosin integrimin në BE si prioritet, përtej ndarjeve politike, dhe të punojnë së bashku drejt këtij qëllimi të përbashkët. Kosova ka nevojë për institucione të forta, të qëndrueshme dhe funksionale, të afta për të zbatuar reforma, për të shfrytëzuar mundësitë që ofron Bashkimi Evropian dhe për të përmbushur të gjitha zotimet në kuadër të dialogut”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram