Wednesday, June 3, 2026
HomeLajmeKosovëKurti dhe Costa diskutojnë për reformën, sigurinë dhe integrimin e Kosovës

Kurti dhe Costa diskutojnë për reformën, sigurinë dhe integrimin e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, dy ditë para Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Gjatë takimit, Kurti e falënderoi Presidentin Costa për kontributin e Bashkimit Evropian si donatori më i madh në zhvillimin dhe ndërtimin e Kosova, duke theksuar se kjo mbështetje është reflektuar në përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave dhe institucioneve evropiane.

Ai tha se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në reforma, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, përfshirë përmirësime në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë e mediave dhe proceset zgjedhore, si dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Sipas tij, Bashkimi Evropian mbetet partneri kryesor zhvillimor i vendit.

Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave që burojnë nga Plani i Rritjes dhe instrumentet e tjera të para-anëtarësimit, duke nënvizuar rëndësinë e marrjes së statusit kandidat për Kosovën.

Në takim u diskutua gjithashtu për bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian, çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë në funksion të bashkëpunimit rajonal.

U theksua se Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së, duke dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe duke u bashkuar me të gjitha sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Kjo ishte vizita e dytë e Presidentit Costa në Prishtinë, pas asaj të realizuar në maj të vitit të kaluar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram