Thursday, June 4, 2026
HomeLajmeKosovëPDK në Kaçanik premton zhvillim ekonomik

PDK në Kaçanik premton zhvillim ekonomik

Me premtime për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit të jetesës, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi programin e tij para qytetarëve në Kaçanik, duke theksuar se ai ofron zgjidhje konkrete për të gjithë qytetarët, përmes politikave të fokusuara në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

“Ne garojmë me një program të matshëm që adreson nevojat e qytetarëve. Nuk ka vend në botë që është zhvilluar pa zhvillim ekonomik. Shtylla e parë e programit tonë është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Me PDK-në do të mundësohet ndalja e rritjes së çmimeve”, tha Hamza.

Hamza po ashtu ka premtuar paga me të larta dhe ngritje të pensioneve, duke theksuar se vota për PDK-në është , është e vetmja alternativë për ta ndryshuar Kosovën.

“Gjithçka me të cilën furnizohemi për shtëpitë tona dhe të gjithë artikujt janë shtrenjtuar. Është rritur edhe kostoja e jetesës, ndërsa pagat dhe pensionet kanë mbetur të njëjta. Kosova po zbrazet Kosova ka shpresë, sepse PDK-ja, me votën tuaj pas 7 qershorit, do ta udhëheqë qeverinë dhe do t’i vazhdojë punët e mira për Kosovën”, ka shtuar Hamza.

Gjatë tubimit u prezantuan edhe kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, të cilët kërkuan mbështetjen e qytetarëve, duke premtuar angazhim për përfaqësim sa më të denjë të interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram