Wednesday, June 3, 2026
HomeLajmeKosovëPZAP-ja gjobit LVV-në me 5.100 euro për përfshirjen e të miturës në...

PZAP-ja gjobit LVV-në me 5.100 euro për përfshirjen e të miturës në fushatë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të gjobisë Lëvizjen Vetëvendosje me 5.100 euro, pas ankesave të paraqitura nga LDK dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi lidhur me përfshirjen e një të miture në aktivitet zgjedhor.

Rasti lidhet me tubimet e mbajtura më 30 dhe 31 maj 2026, ku një vajzë rreth 10 vjeçe është ftuar në skenë gjatë një aktiviteti të LVV-së dhe ka recituar para pjesëmarrësve.

LDK-ja dhe IKD-ja kanë pretenduar se kjo përbën shkelje të rregullores zgjedhore që ndalon përfshirjen e personave nën 15 vjeç në fushata.

LVV-ja ka deklaruar se e mitura nuk ishte e angazhuar nga partia, por kishte marrë pjesë spontanisht dhe në prani të prindit.

Megjithatë, PZAP-ja ka vlerësuar se fakti që i është lejuar paraqitja në skenë përbën shkelje të rregullave, duke theksuar se ndalimi i përfshirjes së fëmijëve në fushatë është absolut dhe ka për qëllim mbrojtjen e tyre.

Paneli gjithashtu ka refuzuar argumentin se mungesa e një ftese zyrtare e përjashton përgjegjësinë e subjektit politik, duke theksuar se mjafton lejimi i pjesëmarrjes aktive për të konstatuar shkeljen. Prania e prindit është vlerësuar si e parëndësishme në këtë rast.

Në fund, PZAP-ja ka konstatuar shkelje të nenit 5 të rregullores për fushatë zgjedhore dhe ka urdhëruar që gjoba të paguhet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram