Komente fyese, denigruese e kërcënuese, të përmbledhura në qindra faqe, kandidatja për deputete Adelina Tërshani, ia dorëzoi policisë për procedime të mëtejme.
Sipas saj, ky hap është një thirrje, për të ruajtur dinjitetin e grave të skenave publike, me synim që secili që guxon të ofendojë e të kërcënojë, të mbajë përgjegjësi edhe para organeve të drejtësisë.
” Sot kam dorëzuar 650 faqe material në Policinë e Kosovës. Jo sepse jam lënduar nga kritika politike. Në demokraci, kritika është e domosdoshme. Po i dorëzoj sepse askush nuk ka të drejtë me përdorë kërcënimin, poshtërimin dhe dhunën online si armë për me i hesht, frikësuar apo larguar gratë nga jeta publike. Shumë e kemi toleru një kulturë ku njerëz të fshehur mas ekraneve mendojnë se munden me shpif, me ofenduar e kërcënuar pa asnjë pasojë. Kjo duhet me marrë fund. Interneti nuk është zonë pa ligj. Edhe në hapësirën digjitale ekziston përgjegjësia. Edhe aty ekziston dinjiteti njerëzor. Edhe aty ekziston ligji”, ka thënë Tërshani.
Tërshani nënvizoi se ky hap është edhe thirrje për të ruajtur dinjitetin e grave të skenave publike, me synim që secili që guxon të ofendojë e të kërcënoj, të mbajë përgjegjësi edhe para organeve të drejtësisë.

