Sunday, June 7, 2026
HomeLajmeKosovëAAK në Prishtinë premton integrimin euroatlantik të Kosovës

AAK në Prishtinë premton integrimin euroatlantik të Kosovës

Prishtina ishte ndalesa e fundit e fushatës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila përmbyllë me një tubim para mbështetësve të saj.

AAK prezantoi zotimet kryesore për qeverisjen e ardhshme, me fokus në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, forcimin e sistemit energjetik dhe garantimin e stabilitetit institucional, si dhe integrimin euroatlantik të vendit. 

Përderisa u kërkua mbështetja e votuesve për të udhëhequr vendin në mandatin e ardhshëm.
Para qytetarëve, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Ardian Gjini, duke folur për programin qeverisës, tha se Kosovën e imagjinon një vend më të mirë, me zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetesës, dhe t’i kthehet ëndrra Kosovës.

“Unë e imagjinoj Kosovën me rrugë të mira, parqe të mira, një vend që nuk ndalet rryma, me njerëz të gëzuar. Çohuni Kosovë në këmbë, me duartrokitje, kthejani ëndrrën Kosovës, nuk do ta lëmë të shkretë, sepse e duam përnjëmend”, ka thënë Gjini.

Ndërsa, themeluesi i AAK se, Ramush Haradinaj, tha se Gjini ka program të qartë për vendin, siç janë siguria, energjia dhe zhvillimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë AAK-në, pasi që ka një ekip të mirë për ta udhëhequr Kosovën drejt NATO-s.

“Ardiani ka fat se nuk është vetëm, sepse ka një ekip të dëshmuar, dhe 128 është zgjidhje për siguri dhe aleancë dhe anëtarësim në NATO. Rritja e pagave, rritja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik arrihen me Ardianin”, ka thënë Haradinaj.

Në tubimin përmbyllës në Prishtinë, AAK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë për Kuvendin e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram