Sunday, June 7, 2026
HomeLajmeKosovëPDK premton zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve

PDK premton zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve

Premtime për ulje të kostos së jetesës, rritje të pagave dhe pensioneve, si dhe investime në sektorët kyçë të vendit.

Këto ishin disa nga zotimet e paraqitura në tubimin përmbyllës elektoral në Prishtinë nga kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai tha se fokusi i programit të tij qeverisës do të jetë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje votuesve që më 7 qershor ta mbështesin vizionin e tij për qeverisjen e vendit.

Hamza tha se programi i tij është i orientuar drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, duke premtuar uljen e kostos së jetesës, rritjen e pagave dhe pensioneve për të gjitha kategoritë, si dhe mbështetje më të madhe për bizneset dhe prodhuesit vendorë.

“Nga dita e par e qeveris sonë do te jete qytetaret do ta ulim TVSH do ti rrisim paga pensionet do të investojmë ne energji spitale e drejtësi. Ekonomia është buka ne tavolinë, është çmimi i vajit, i qumështit, është dinjiteti i pensionistit”, ka thënë Hamza.

Ai u zotua gjithashtu për një sistem shëndetësor më cilësor, me shërbime më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët, si dhe për avancimin e arsimit përmes investimeve që do të rrisin konkurrueshmërinë dhe do të krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë në vend.

“Nëse je i lodhur nga çmimi i lart voto për ndryshim, nëse je biznes voto për ndryshim, nëse je e ri voto për ndryshim, nëse je ndërmarrës voto për ndryshim, nëse donë Kosovë normale voto për ndryshim”, ka thënë Hamza.

Në përmbyllje të tubimit, Hamza u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor t’i japin mbështetje programit të tij qeverisës, duke theksuar se synimi i tij është një Kosovë me me shumë zhvillim, vende pune dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram