Policia ka arrestuar sot një vizitor në Burgun e Dubravës nën dyshimin se ka sulmuar një oficer korrektues.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 09:00, derisa i dyshuar pas intervstimit është liruar.
“Policia është informuar se një person (vizitor) në Burgun e Dubravës ka kanosur një oficer korrektues. Pas intervstimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si ‘kanosje’”, bëri të ditur Rugova

