Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të pastër me rezultat 3-0 ndaj Andorrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët” kaluan në epërsi në minutën e 41-të, kur Fisnik Asllani realizoi për 1-0, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi dominimin dhe e dyfishoi avantazhin në minutën e 52-të. Albion Rrahmani u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për 2-0.
Fitorja u vulos në minutën e 78-të nga Valmir Matoshi, i cili realizoi golin e tretë për vendasit dhe vendosi rezultatin përfundimtar 3-0.
Kjo fitore i jep Kosovës një shtysë pozitive para sfidave të ardhshme, ndërsa trajneri dhe stafi teknik mund të ndihen të kënaqur me paraqitjen dhe efikasitetin e ekipit në këtë test miqësor.
Valmir Matoshi debuton me gol në `Fadil Vokrri`
Kosova ka gjetur edhe golin e tretë ndaj Andorrës. Është Vamir Matoshi, i cili shënon për rezultatin në 3-0. Matoshi po luan ndeshjen e parë në fanellën dardane në `Fadil Vokrri` duke debutuar me gol në këtë tmepull të futbollit tonë.
Shënon Rrahmani, Kosova dyfishon epërsinë ndaj Andorrës
Kombëtarja e Kosovës e ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës.
Për 2-0 tashmë ka shënuar sulmuesi Albion Rrahmani.
Rrahmani shënoi në minutën e 51-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Fisnik Asllani në minutën e 41-të, nga goditja e dënimit.
Kosova në epërsi ndaj Andorrës pas pjesës së parë
Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 ndaj Andorrës në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Dardanët dominuan plotësisht 45 minutat e para, duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar raste të shumta para portës kundërshtare, ndërsa Andorra u fokusua kryesisht në mbrojtje dhe ndërhyrje të ashpra.

