Saturday, June 13, 2026
HomeSportJa si Elbasani nderon futbollistin kosovar Fatjon Bunjakun e AF Elbasanit që...

Ja si Elbasani nderon futbollistin kosovar Fatjon Bunjakun e AF Elbasanit që humbi jetën në aksident

Albania Express News/Mbrëmjen e kësaj të diele, qindra tifozë, sportistë, miq dhe qytetarë elbasanas dhe jo vetëm u mblodhën në hyrjen kryesore të stadiumit “Elbasan Arena” për të nderuar kujtimin e Fatjon Bunjakut, futbollistit të ri të verdhebluve që humbi jetën tragjikisht, duke lënë pas dhimbje të madhe në familjen e tij dhe në gjithë komunitetin sportiv.Në një atmosferë të mbushur me dhimbje, trishtim , respekt dhe heshtje, Elbasani tregoi anën më njerëzore të sportit.

Të bashkuar nga dashuria për futbollin dhe nga vlerësimi për Fatjonin, të pranishmit ndanë momente dhimbje e reflektimi për një djalë që jetoi me pasion për lojën dhe që la gjurmë te të gjithë ata që e njohën.

Fatjon Bunjaku do të kujtohet jo vetëm si një futbollist i talentuar, por edhe si një njeri i buzëqeshur, pozitiv dhe i përkushtuar, i cili fitoi respektin e shokëve, trajnerëve dhe tifozëve kudo ku luajti.

Ky homazh ishte jo vetëm një ceremoni përkujtimore por edhe  një dëshmi se futbolli është një familje e madhe, që di të qëndrojë e bashkuar në momentet më të vështira. Humbja e Fatjon Bunjakut  ka prekur zemrat e të gjithëve në Elbasan , Shqipëri , Kosovë dhe kudo atë e njohën  dhe kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në fushat ku luajti, në tribunat që e duartrokitën dhe në zemrat e atyre që e deshën.Drejtori Sportiv i AF Elbasanit ,Elton Guranjaku ,futbollisti Xhonatan Lajthia , deputeti Adi Qose dhe të tjerë përcollën mesazhe të ndjera për familjen Bunjaku gjatë kësaj ceremonie nderimi .

U prehsh në paqe, Fatjon Bunjaku. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram