Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëHargreaves: Sot i mbetet popullit të Kosovës të votojë

Hargreaves: Sot i mbetet popullit të Kosovës të votojë

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se e ka nisur ditën me vizitë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë, ku është takuar me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves ka falënderuar Radoniqin dhe ekipin e KQZ-së për punën e tyre në ciklin e kaluar zgjedhor, si dhe ka takuar ekipin e IT-së, Prokurorin dhe Koordinatorin e Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar për angazhimin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani i mbetet popullit të Kosovës të niset dhe të votojë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FUKAmbKosovo%2Fposts%2Fpfbid02dzfbkXRdtp95WVcUZDGC24Wj78WogYtKFQDvoKTZdvqw3WMLkiZhAgcdx3h7eftxl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram