Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për angazhim profesional dhe me përkushtim në procesin e numërimit, duke mbrojtur vullnetin qytetar.
Ajo ka thënë se çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.
“Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit”, ka shkruar ajo.

