Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëNdikojnë te qytetarët për votë ndaj Listës Serbe, arrestohen dy të dyshuar

Ndikojnë te qytetarët për votë ndaj Listës Serbe, arrestohen dy të dyshuar

Janë arrestuar dy persona në Pejë, të dyshuar për ndikim te qytetarët për votë ndaj Listës Serbe gjatë procesit të sotëm zgjedhor.

Sipas komunikatës për media, rasti ka ndodhur në fshatin Gorazhdec.

“Ndërhyrjet dhe ushtrimi i ndikimit në zgjedhje, paraqesin kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve, andaj bazuar në këtë njësitë relevante policore sot, kanë ndërmarr veprime konkrete, ku kanë kryer bastisje dhe hasur dy persona meshkuj kosovarë të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se janë përfshirë në rast, të njëjtit janë arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit rajonal”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të dyshuarit me vendim tё prokurorit tё shtetit janё ndaluar pёr 48-orё.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram