Sunday, June 14, 2026
HomeLajmeKosovëQalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar të dielën dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë vizitës, Qalaj u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, e cila e informoi për aktivitetet dhe angazhimet e kësaj strukture në mbikëqyrjen e procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, Qalaj ka parë nga afër punën e dhomës operative, e cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe në monitorimin e zhvillimeve që lidhen me procesin zgjedhor.

Ai ka falënderuar dhe inkurajuar stafin e angazhuar në këtë mekanizëm, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në ruajtjen e integritetit të zgjedhjeve dhe trajtimin e çdo rasti që mund të cenojë procesin demokratik.

Në njoftim bëhet e ditur se në dhomën operative është i pranishëm edhe një zyrtar i EULEX, i cili po monitoron rastet penale që mund të paraqiten gjatë ditës së zgjedhjeve dhe që lidhen me procesin zgjedhor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram