Saturday, June 13, 2026
HomeLajmeKosovëVendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë

Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se janë shpallur projektet fituese për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari” që do të zë vend në kryeqytet.

“Koncepti i vendit të parë, i përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues, do të marrë jetë në kryeqytetin e Kosovës, duke bartur me vete peshën e jashtëzakonshme kombëtare, historike dhe emocionale që përfaqëson figura e Komandantit Legjendar dhe familja historike Jashari”, ka shkruar Rama.

Ky memorial do të jetë i frymëzuar nga sakrifica e familjes Jashari. Rama ka thënë se ky memorial është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë.

“Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë.”, ky memorial e shndërron zërin e tij në një simbol të përjetshëm të lirisë, që do të jehojë në kohë dhe në hapësirë. Sepse ka zëra që nuk shuhen kurrë. Ata jetojnë në kujtesën e një kombi dhe në zemrën e një shteti të lirë”, njofton ai në facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fperparimrama2021%2Fposts%2Fpfbid0whgPz78bPuzVCwGjUarpGMo7ooQYdAwYG5DuE76WVCJmR1qQt6EpMUuM5zmpubq8l&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram