Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete të martën në mëngjes në shtëpinë e tij në Gjakovë, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.
Rastin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Sipas Elezajt, rreth orës 07:20, Policia është njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti ‘hetim i vdekjes’, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor”, ka deklaruar Elezaj.

