Tuesday, June 9, 2026
HomeLajmeKosovëOsmani: Kompromisi është i domosdoshëm për qeverinë, Kuvendin e presidentin

Osmani: Kompromisi është i domosdoshëm për qeverinë, Kuvendin e presidentin

Vjosa Osmani, e cila ka garuar në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e së dielës, ka deklaruar se rezultatet zgjedhore tregojnë qartë se kompromisi ndërmjet partive politike do të jetë i domosdoshëm për formimin e institucioneve të reja.

Ish-presidentja Osmani në një intervistë për CNN, ka theksuar se ‘Kosova gjithmonë ka qenë një model për demokracinë ku sa herë që forcat politike janë bashkuar mbi çështjet e interesit kombëtar, sa herë që kanë punuar së bashku, gjithmonë ka pasur zgjidhje që kanë sjellë përfitime për popullin, kanë sjellë përfitime për vendim brenda, por edhe ndërkombëtarisht’.

“Ne kemi ecur përpara. Prandaj shpresoj shumë që ky mesazh i qytetarëve të lexohet në mënyrën e duhur nga të gjitha forcat politike. Sigurisht që nga ana jonë do të lexohet në mënyrën e duhur. Dhe çdo përpjekje nga ana jonë do të fokusohet në gjetjen e kompromisit dhe krijimin e institucioneve sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me disa vendime shumë të rëndësishme për interesin e vendit”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, kompromisi është i nevojshëm për të gjitha institucionet kryesore të vendit.

“Në këtë pikë, kompromisi është i nevojshëm jo vetëm për ta zgjedhur presidentin, por edhe për ta zgjedhur qeverinë e re dhe udhëheqjen e parlamentit. Pra për të tre institucionet, do të na duhet një kompromis i ri. S’mendoj se kompromisi duhet të shihet si një fjalë e ndyrë, ose diçka negative. Përkundrazi, kompromisi është vlera më e mirë që mund ta kesh në politikë”, ka thënë ajo.

Osmani e cilësoi urgjente arritjen e një marrëveshjeje politike, duke paralajmëruar se nëse brenda 60 ditësh nuk zgjidhet presidenti i ri, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

Sipas saj, LDK-ja është e gatshme të diskutojë me të gjitha partitë politike, përveç Listës Serbe. Ajo po ashtu vlerësoi se pa themelimin e shpejtë të institucioneve, aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian mbeten të largëta.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram