Wednesday, June 10, 2026
HomeLajmeKosovëMbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar nga KQZ-ja

Mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë aprovuar nga KQZ-ja

Procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës nga votuesit jashtë Kosovës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa deri tani janë aprovuar mbi 7 mijë prej tyre.

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri sot në orën 10:00 janë shqyrtuar gjithsej 7 mijë e 295 pako të supozuara me fletëvotime. Sipas tij, 7 mijë e 153 prej tyre janë aprovuar, ndërsa 142 janë refuzuar.

Elezi ka sqaruar se arsyeja më e shpeshtë për refuzimin e pakove ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit, dokument i cili përmban të dhëna unike dhe u dërgohet votuesve të regjistruar për votim me postë. “Vetëm për këtë arsye janë refuzuar 114 pako”, ka theksuar ai.

Sipas Elezit, pas përfundimit të procesit të verifikimit, KQZ-ja do të publikojë numrin përfundimtar të pakove që do t’i nënshtrohen numërimit në QNR.

Ndërkohë, më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi jashtë vendit. KQZ-ja njoftoi se pakot janë mbledhur nga 23 kuti postare të vendosura në 22 shtete, si dhe nga Kosova.

Sipas të dhënave zyrtare, nga këto kuti janë tërhequr mbi 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat po transportohen dhe verifikohen në Kosovë.

Gjatë periudhës së regjistrimit, janë regjistruar gjithsej 104,480 qytetarë për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa më shumë se 20 mijë të tjerë e kanë shfrytëzuar mundësinë e votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram